Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm dhe një nga politikanët më të vjetër në Shqipëri në një intervistë për “Gsh.al” apelon për qetësi nga politika shqiptare.
Për Milon, kjo do ishte zgjidhja për të paktën 6 muaj, në mënyrë që vendit t’i hapen negociatat me BE-në.
Milo thotë se klima e mirëkuptimit do sillte arritjen e këtij synimi për shqiptarët.
“Mendoj se në emër të këtij synimi strategjik që nuk është vetëm për sot apo për një vit, është për të ardhmen e shqiptarëve, palët politike duhet të gjejnë mirëkputimin minimal për këto muaj që kemi përpara për të arritur atë që aspirojmë, hapjen e negociatave dhe anëtarësimin në BE. Nuk do të bëhej qameti nëse grindja politike shterpe të spostohej 6 muaj më vonë dhe të kompesohet me një retorike ndoshta edhe më të ashpër në mungesë të muajve që do të heshtet, ose të krijohet një klimë minimale mirëkuptim”, thotë Milo.
Diskutime rreth kësaj post