Berberi i njohur i VIP-ave në Tiranë, Xhimi Beqiri ka postuar një foto me liderin demokrat Lulzim Basja , ku shkruan se të gjithë shkojnë aty të kujdesen për veten.
“Të gjithë vijnë tek ne, duan të kujdesen për veten, të ndryshojnë imazhin e tyre. Ne ndaj jemi, jo thjesht t’u shërbejmë, por bëjmë art me secilin”, shkruan Xhimi.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i zv/ kryeministrit Erjon Braçe që nuk e ka kursyer ironinë. Në 30 dhjetor të vitit të kaluar, Braçe që qethet te i njëjti berber, ashtu si shumë figura të njohura shkruante se “ku pret gershera e Xhimit ndodh qe ndahen detyra per lart, ne fillim une e nje minister, tani nje prefekt e nje zevendesminister; merreni me shaka po te doni”.
Por pas Xhimi publikoi sot foton me kryedemokratin, Braçe reagoi me ironi duke shkruar se Basha ka shkuar të marrë fatin e gërshërës, por shton se është me vonesë, pasi “fatin e ka kapur një tjetër më i zoti” duke nënkuptuar se aty është qethur më herët edhe kryeministri Edi Rama.
“E mer Xhim; Te thashe ne dhjetor kur mbyllem vitin se mua me lexojne e degjojne. Por ate dite nuk e dija qe me lexon e degjon edhe vete Lyli Basha! Ja qe edhe ai lexon tek une! Paska ardhur me kap fatin e gersheres; Por duket vone, shume vone! Fatin e ka kapur nje tjeter, me i zoti! vo: ore ky tek televizori ne mes te haengut kush eshte?!”, thotë Braçe.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post