Dafina Dauti ka bërë një rrëfim mjaft tronditës teksa ishte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka zbuluar se i dashuri i saj kishte qenë i ndarë me gruan, dhe kjo e fundit ishte shtatzënë, në të njëjtën periudhë me këngëtaren. Ajo po ashtu e ka përshkruar shtëpinë e ish partnerit të saj, si “të tmerrshme për jetesë”.Në rrëfimin e saj Dafina ka folur edhe për periudhën e gjyqit dhe mos takimet me vajzën për rreth 1 vit.
E lidhur me këtë rrëfim ka reaguar për Prive ish-partneri i saj, Tafil Kurtishaj.
Ky i fundit po ashtu një këngëtar tha se ndjehet i shantazhuar dhe ndonëse mohonte rrëfimin e Dafinës nuk ishte i qartë me kundërpërgjigjet e tij. Ai pranoi se ka grua dhe fëmijë por nuk saktësoi si kishte ndodhur lidhja dhe sjellja në jetë e vajzës me këngëtaren.
Diskutime rreth kësaj post