Drejtuesja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka votuar mëngjesin e sotëm. E shoqëruar nga familjarë të saj, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se sot nis një kapitull i ri për shqiptarët.
“Unë jam e sigurtë se ndryshimi fillon te kutia e votimit. Dhe sot është një ditë kur do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste, një votë ndëshkimi për të gjithë ata që kanë zhgënjyer dhe kanë tradhtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot fillon një kapitull i ri.” – deklaroi Topalli, e cila kandidon në disa qarqe.
Diskutime rreth kësaj post