Fatma Haxhialiu nisur nga eksperienca e saj, Fatma e ka përshkruar punën në televizion si “harxhim kohe, nervash dhe energjish”, ndërkohë që ka ikur nga ekrani dhe emisioni i saj i përjavshëm bashkë me kolegen Aulona Musta.
“Nga ana tjetër nuk është më as privilegj, as zotësi të dalësh në ekran apo të kesh emisionin tënd”, – ka shkruar Fatma, duke shtuar se situata mediatike në vend është kthyer në diçka jo serioze dhe amatoreske. “Sot, personazhet e Instagramit po i japin famën televizioneve”, – ka shtuar ajo.
Fatma ka theksuar se në televizion punojnë ende njerëz të talentuar dhe profesionistë. “Mënyra më e mirë për t’i vlerësuar e për tu dhënë atë që u takon është që ne si shikues, të ndajmë shapin nga sheqeri e t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit!”, – ka vijuar Fatma më tej.
Dhe gjithë qendrimin e saj lidhur me televizionin, Haxhialiu e ka ndarë me ndjekësit për një qëllim. Nisur nga dëshira e vajzave të reja për të qenë pjesë e ekranit, Fatma ka shkruar: “Mos e humbni veten të dashurat e mia, nuk ka vlerë asnjë lloj fame para vetes tuaj.”
Ajo gjithashtu ka shtuar se ka shumë mënyra se si mund të frymëzosh dikë, si familjen, ashtu dhe veten. “Nëqoftëse ti frymëzon veten tënde, çdo mëngjes kur shihesh në pasqyrë dhe mendon të bëhesh një njeri akoma më i vlefshëm e më i mirë, ti e ke arritur suksesin tënd”, – ka përfunduar Fatma.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post