Ish-ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka falenderuar publikisht ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Kjo e fundit pas lajmit se Cakaj dha dorëheqjen nga posti, i dedikoi një postim ku shprehte vlerësim për të.
Sot ish-ministri Cakaj i ka kthyer përgjigje, duke mos i kursyer falenderimet për diplomaten amerikane, duke e cilësuar nder punën me të.
“Ka qenë një nder absolut të punoja me ju, Ambasadore! Shqipëria sot është një vend më i mirë për shkak të miqve të jashtëzakonshëm si ju! Mirënjohës për qëndrimin dhe mbështetjen tuaj shumë bashkëpunuese! Ju uroj më të mirat, Genti,”-shkruan Cakaj.
Diskutime rreth kësaj post