Në media prej ditësh është përfolur për një ndarje mes moderatores së njohur Luana Vjollca dhe biznesmenit kosovar, Krenar Çoçaj. Mirëpo, asgjë nuk ishte e vërtetë pasi pak ditë më parë qarkulloi në media një foto ku Krenari dhe Luana ishin duke udhëtuar së bashku në Zvicër, ku dhe këngëtarja do të mbante një koncert me rastin e Pavarësisë së Kosovës.
Siç u përfol dhe pak ditë më parë, Luana dhe Krenari pas koncertit do të fillonin dhe pushimet bashkë. Ky lajm rezultoi i vërtetë pasi vetëm pak minuta më parë, Luana ka zbuluar se ka nisur zyrtarisht pushimet në një vend me dëborë.
Mesa duket çifti nuk është vetëm pasi së bashku me ta është edhe moderatorja, Marina Vjollca, e cila ka publikuar pamje nga i njëjti vend, me siguri Marina shoqërohet nga bashkëshorti i saj Getoar Selimi.
Diskutime rreth kësaj post