Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka paditur në Strasburg Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe parlamentin për shkarkimin e tij nga detyra në vitin 2014.
Në shkresën që Strasburgu i drejton qeverisë shqiptare, me datë 22 nëntor ngre pyetjet nëse janë respektuar procedurat ligjore për shkarkimin e tij, por edhe nëse gjykatat vendase kanë dështuar me rikthimin në detyrë të tij dhe mos-dhënien e dëmshpërblimit.
3 Pyetjet:
1. Në lidhje me gjetjet e gjykatave vendase, aplikanti mund të pretendojë se është viktimë e një shkeljeje të Konventës në kuptimin e nenit 34 (shih, për shembull, Kurić dhe të tjerët kundër Sllovenisë [GC], nr. 26828 / 06, 259-62, ECHR 2012 (ekstrakte), dhe Konstantin Markin kundër Rusisë [GC], nr 30078/06, § 82, KEDNJ 2012 (ekstrakte)?
2. A i ka shteruar aplikanti të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8?
Në veçanti, kërkuesi kërkohej të paraqiste një ankesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, në përputhje me nenin 131 (f) të Kushtetutës dhe nenet 71, 71 / a, 76 dhe dispozitat e tjera përkatëse të Ligjit të Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar me ligj . nr. 99/2016?
3. Pa cënuar pyetjet nr. 1 dhe 2, ka pasur një shkelje të nenit 8 1 të Konventës?”
Skandali në Bankën e Shqipërisë:
Në vitin 2014 Banka e Shqipërisë u përfshi në një skndal, pasi në bilancet e saj mungonin jo pak por 713 mln lekë të reja. Pas një hetimit mes të arrestuarve ishte edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Por Fullani u la i lirë me vendim të Gjykatës së Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkoi 5 vite burg për të me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Më 2017 për këtë çështje Gjykata e Tiranës dë noi si autorë të zhdukjes së 713 mln lekëve, 13 ish-punonjës të Thesarit të BSH, mes të cilëve edhe dy të pandehurit kryesorë për vjedhjen, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të dënu ar përkatësisht 13 vjet dhe 10 vjet burg. Me 2 vite bu rg u dën ua kryeinspektorja e Thesarit të BSH, Elivar Golemi. Më vonë Ardian Fullani, fitoi pafajësinë nga Gjykata e Tiranës dhe mori si dëmshpërblim 56 paga, me një vlerë prej rreth 42 mln lekë të reja.
Diskutime rreth kësaj post