Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile ka dalë në konferencë për situatën si pasojë e reshjeve në vend, masat e marra dhe pritshmëritë meteorologjike në vijim.
Zv.kryeministri Erion Braçe dha një mesazh për Presidentin Ilir Meta që pak orë më pare kërkoi komunikimin e zyrtarëve të lartë me popullatën në terren.
Mesazhi i Erion Braçes:
“Ne nuk kemi qenë për fushatë elektorale në terren sikurse disa të tjerë bëjnë në mënyrë të papërgjegjshme. Por kemi qenë për punë. Koordinimi ynë është në rrugë vertikale nga ministrat tek kryepleqtë e fshatrave. Kjo është arsyeja pse ne sot nuk kemi asnjë jetë të rrezikuar” -tha Braçe.
Diskutime rreth kësaj post