Merkato e mesit të sezonit e ka gjetur Fjoralba Ponarin si moderatore te “Ferma VIP”. Pas shumë vitesh në “Top Channel”, moderatorja ka vendosur që të ndryshojë shtëpi mediatike, duke u shfaqur në “Vizion Plus”.
Kjo eksperiencë e re e Fjoralbës ka nisur në 22 mars, duke e sjellë prezantuesen tërësisht ndryshe. Pas disa ditësh që “Ferma VIP” ka nisur, duket se Fjoralba gjendet mëse komode, ku këtë herë është krejt e vetme në moderim. Dhe duket se arsyeja pse Fjoralba lëvizi nga “Top Media” për të qenë e vetme në moderim.
Nga burime, kemi mundur të mësojmë që Fjoralba, ka kërkuar moderimin e Big Brother Fun Club veç Portokallisë, dhe kur ky format nuk i është dhënë, ajo ka vendosur që të tërhiqet edhe nga moderimi i “Portokallisë”. Ndonëse në provat e spektaklit të humorit ajo u shfaq, në prag të nisjes së sezonit të ri, ka vendosur që të heq dorë njëherë e mirë.
Dhe duket se ky “divorc” sot po shoqërohet edhe me thumba në rrjetet sociale. Një postim që Fjoralba ka rishpërndarë ditët e fundit, na bëri të mendojmë se ishte një kunjë e drejtpërdrejtë për “Top Channel” dhe “Big Brother”.
“Televizionet mediokre në Shqipëri: I bëjnë këto emisione antivlerë se kështu do publiku. Ndërkohë, emisioni i ri me fermerë, duke u sjellë si njerëz të kulturuar dhe duke transmetuar vlera, art dhe humor të pastër”, shkruhej në postimin e shpërndarë nga Fjoralba.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim të dytë, apo gjithçka do të ndalet në këto pastime, që duhet thënë ngjasojnë si një kunjë e drejtëpërdrejtë, adresuar shtëpisë së saj të vjetër mediatike.
Diskutime rreth kësaj post