Heidi Baci dhe Romeo Veshaj kanë ‘celebruar’ mbrëmë dashurinë e tyre në martesë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Banorët kanë kënduar e kërcyer të gjithë së bashku, duke kaluar disa momente mjaft të bukura.
Pasi i thanë “Po” njëri-tjetrit dhe Romeo dogji shaminë e beqarisë, ata kanë kaluar disa momente të nxehta në shtrat.
Aktori dhe Heidi nuk janë përmbajtur në krevat para kamerave duke “dhuruar” për publikun çaste romantike.
Romeo shihet teksa qëndron në krevat pa bluze duke qëndruar sipër partneres së tij dhe shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që çifti i dha fund njëherë romancës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por gjetën sërish rrugën për te njëri-tjetri.
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post