Ashtu siҫ e kemi vënë re, banori më i pëlqyer në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, pijën e preferuar të tij, kishte “Golden Eagle”.
Por, mëngjesin e sotëm, të gjithë banorët, janë zgjuar të ҫuditur kur kanë parë që Golden Eagle dhe pija Natyral, produkte origjinale kosovare, janë larguar si sponsor nga “Big Brother”.
Gjatë natës, stafi ka vendosur pijen 8S2 e njohur ndryshe si ‘B52 gri’ e prodhuar në Koplik, por pjesë e kësaj kompanie është dhe pija Fruvita, një pije e importuar nga Serbia.
Nuk aludojmë dot se cili ka qenë motivi kryesor i ndërrimit të sponsorave në mes të sezonit, urojmë që të jetë vetëm prej parave.
Pija “Golden Eagle”, mori shumë emër, pasi konsumohej nga Luizi, personazhi kryesor i këtij “Big Brother”, dhe siҫ thuhej, pritej që një nga këto Prime, do t’i ofrohej të bëhet ambasador i kësaj kompanie.
Por ky ndryshim i papritur, do i ndryshojë të gjitha.
Askush si shqiptar, nuk arrin ta kuptojë, se si një television, i cili flet për shqiptarët, tenton t’i bashkojë ato, dhe pranon si sponsor një produkt Serb, aq më tepër me këto shikueshmeri dhe impakt që ka.
Diskutime rreth kësaj post