Ishte pjesmarrëse në ‘Këngën Magjike’, por Besa Kokdhima në momentin e fundit hoqi dorë nga gara, akoma nuk dihet e vërteta dhe motivi që e çoi të marrë një vendim të tillë. Përmes një videoje të postuar në Instagram, këngëtarja shumë e njohur Besa Kokdhima fton të gjithë qytetarët që në datat 21 dhe 22 dhjetor të dërgojnë nga një dhuratë në hollin e ArtTurbinës.
‘Jemi në prag të festave të fundvitit dhe çdo fëmijë ka nevojë të marrë një dhuratë për të ndjerë sadopak gëzim, veçanërisht pas tragjedisë që goditi vendin tonë. Sigurisht nevojat janë të ndryshme dhe të shumta. Gjithsesi ju mund të kontribuoni me nga një lodër së bashku me fëmijën tuaj. Mund të paraqiteni në datat, 21, 22 dhjetor në hollin e ArtTurbina nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes. Ju mund të bëheni pjesë e vullnetarëve në grumbullimin dhe dërgimin e këtyre dhuratave. Një lodër me histori është më e vyer sesa një lodër e re’, shprehet Besa.
Kujtojmë që së fundmi Besa hoqi dorë edhe nga festivali ‘Kënga Magjike’ për shkak të tragjedisë së tërmetit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post