Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot një prej familjeve e cila është strehaur në banesat sociale në Shkozë, pasi mbeti pa shtëpi nga tërmeti.
Rama ka shkuar në banesën e tyre në një prej pallateve në Shkozë dhe ajo që i ra në sy ishte lyerja e shkallëve të pallatit.
Ai nuk harroi porosinë që i kishte dhënë Veliajt një javë më parë, duke i thënë se tashmë shkallët shkëlqejnë, por kryetari i Bashkisë Tiranë i tregoi se ishin në një pallat tjetër.
Rama: I paskeni lyer muret?
Veliaj: Është tjetër shkallë.
Rama: Shkëlqekan muret, shkëlqekan.
Ndërkohë në fund të vizitës Rama sërish ka bërë një batutë për shkallët: Qenkan xix xix, ka lezet (dhe më pas buzëqeshi)./Dosja
Diskutime rreth kësaj post