Ditën e sotme në emisionin “Wake up” ka qenë i ftuar aktori shumë i njohur dhe i dashur për publikun, Rezart Veleshnja, i cili ka treguar diçka më shumë për rolet e shumta në ‘Portokalli’ si dhe për jetën private.
Rezarti teksa është pyetur nga moderatorët për rolin e tij më të fundit, imitimin e zv kryeministrit Erion Braçe që u prit shumë mirë nga publiku, ka zbuluar se Braçe pas rolit i ka bërë block në rrjetet sociale.
“Imitimi Erionit është i lehtë në krahasim me Berishën për shembull. Kam marr reagime, Erioni më ka bërë block në ‘Instagram’. Imitimi nuk është asnjëherë dashakeq, ka njerëz që e marrin me pozitivistet, por ka e të tjerë që i tingëllon pak keq, i duket sikur ti ke diçka personale, varet sepse psikologjia e njerëzve është e ndryshme”, ka përfunduar Rezarti.
Video:
Diskutime rreth kësaj post