Franca është vendi i BE-së ku shqiptarët kanë paraqitur numrin më të lartë të kërkesave për azil. Prandaj Franca ka ushtruar presion diplomatik ndaj Shqipërisë dhe disa vendeve të tjera për të përshpejtuar proceduarat e deportimit të shtetasve të cilëve u refuzohet azili.
Fakti zbulohet nga një investigim i televizionit francez France 24 që thotë se deportimi është një proces i gjatë dhe i kushtueshëm.
Sipas televizionit France 24, kjo çështje është kthyer në një përparësi për presidentin Emmanuel Macron, i cili nga ana tjetër i ka kërcënuar disa vende me kundërmasa në rast se nuk bashkëpunojnë.
“Unë kam emëruar një ambasador të posaçëm përgjegjës për imigracionin dhe negociatat me shtete të ndryshme dhe u kam thënë të gjitha vendeve: Unë nuk do të jap më viza,” citohet Macron-i.
Tetorin e kaluar Franca vuri veton për hapjen e negociatave dhe një prej çështjeve të cilave iu referua presidenti francez Macron ishte edhe numri i lartë i kërkesave për azil nga Shqipëria.
Diskutime rreth kësaj post