Pas skandalit me publikimin e lidhjes së Teas dhe Beartit, ditën e sotme, ajo ka publikuar një video në Instagram ku shpjegoi fansat, në lidhje me ngjarjen e fundit.
Tea rrëfeu të vërtetën e saj për lidhjen fallco me Andin dhe lidhjen e vërtetë me Beartin, gjithashtu ish-konkurrent i “Për’puthen”.
Tea tregoi se produksioni ishte që në fillim në dijeni të lidhjes së saj me Beartin dhe madje me miratimin e tyre, konkurrentja kishte udhëtuar gjithashtu drejt Kosovës.
Por pas kësaj video, ka reaguar edhe konkurentja Ana Kauri. Ajo në një InstaStory akuzon Tean për viktimizim, duke e vendosur përpara pyetjes: “Tani të ra ndërmend publiku?”
“Hap sytë në mëngjes dhe më del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash Zotin o Tea, tani të ra ndërmend publiku ty? Nuk kujtoheshe për ta kur shikoje fan page-et Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita-ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikoje editimet që bëheshin për ju të dy? Ku ishte Tea të thoshte po Bearti ku është apo po i pëlqente ajo që po i servirej nga fama? Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh! Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot viktimën brenda dhe po e bën jashtë?” – shkruan Ana.
Diskutime rreth kësaj post