Ngissah Bismark është kthyer në rrugë dhe nuk mund të bashkohet për momentin me Vllazninë, pasi autoritetet në aeroportin “Malpensa” në Milano e kanë ndaluar për shkak të pasaportës.
Raportohet se 23-vjeçari, i cili duhet të mbërrinte në 18:50 sipas biletës, ka mbetur në Itali për shkak të dokumenteve.
Pasaporta e Bismark skadon më 22 shtator të këtij viti dhe nuk mund të fluturojë me të. Për të ndodhur duhet të jetë e vlefshme në gjashtë muajt në vazhdim.
Menaxheri i sulmuesit, i cili ka qenë pjesë e Chievo më parë dhe sezonin e fundit luajti me Pro Sesto në Serie C, ka njoftuar drejtuesit e Vllaznisë, që e prisnin lojtarin për ta pasur gati për ndeshjet në Conference League kundër Siroki Brijeg. Mbetet të shihet nëse Vllaznia do e presë Bismark, që ta ketë në ekip për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Diskutime rreth kësaj post