Nëntor Oseku është me profesion jurist por pasioni i tij është natyra dhe fotografia. Ai ka vizituar shumë vende të trojeve shqiptare, ku më parë nuk ka shkelur këmba e njeriut. Këto bukuri natyrore që nuk i kanë shpëtuar syrit të Nëntor Osekut, shpesh kanë bërë edhe xhiron e botës.
Ditën e sotme, Nëntorit i është plotësuar ëndrra që ka pasur me kohë. Ai ka marrë pasaportën shqiptare dhe për këtë ka publikuar edhe një status falenderues në rrjetin e tij social facebook.
Postimi i Nëntor Osekut:
Një pjesë e trungut të familjes sonë që nga vitet e tridhjeta ishte shkëputur nga Gjakova dhe qe vendosur në Shqipëri.
Ky fakt sigurisht se ka ndikuar në gjakimin tim në kërkim të plotnisë së shkapërderdhur gjithandej, në lidhjen time emocionale me shtetin amë, duke nxitur kështu dëshirën për ta promovuar Shqipërinë përmes ekspeditave në qytete, fshatra, lumenj, liqene, plazhe, zona malore e vise të tjera, pothuaj të pashkelura të Shqipërisë.
Për këtë i falem shëndetit tim të mirë, që më shërbeu, miqve të mi të shumtë që i pata gjithnjë përkrah, që arrita me kontributin tim modest t`i dal zot Shqipërisë.
Pasaporta Shqiptare është dëshmi e besimit ndaj lirisë, qytetarisë, e dashurisë ndaj çdo pëllëmbe të atdheut.
I falënderoj përzemërsisht :
Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin, Ministër i Turizmit dhe i Mjedisit, Flamur Gashin, këshilltar i Presidentit të Shqipërisë, Blerina Ago, këshilltare e Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, Aida dhe Gjergj P Balaj, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar- amerikan, Sejdi Husenaj, atdhetar i komunitetit shqiptar-amerikan, Roland Cuka nga Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Fation Plaku, fotograf, pasionant i natyrës, Zamo Rafting nga Albania Rafting Group, Alban Pllaha nga agjencia Choose Balkans dhe Ed Duka, jurist në Bashkinë e Tiranës.”
Diskutime rreth kësaj post