Gazetari Basir Çollaku komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv dhënien me koncesion të shtetësisë shqiptare. Çollaku deklaroi se siguria kombëtare ka shkuar për lesh ndërsa shtoi se çdo gjë që shitet e blihet në këtë vend, çmimin ja vendos kryeministri Edi Rama.
“Çdo gjë që shitet e blihet në këtë vend i vendoset çmimi nga Edi Rama, jemi nën një regjim. Për dhënien e shtetësisë, kriminale dhe elektorale, trafik i pastër. Do përdorë shumë elementë nga lindja e mesme që kanë destinacion europën, ka ndodhur dhe më herët, kanë marrë pasaportën shqiptare dhe kanë vijuar rrugëtimin në Europë.”-tha Çollaku.
Më tej ai shtoi se banditët e organizatave kriminale ku shqiptarët janë pjesë, disa operacioneve ekonomike që pritet të zhvillohen në Shqipëri ju duhen para.
“Një mënyrë për të krijuar lirshmërinë e lëvizjes, prezencës dhe pazareve që vazhdojnë mund të jenë dhe një shteg. Këtë ka bërë Rama në 9 vite regjim, nuk besoj se ai e ka harruar zakonin e tij.”-tha Çollak
Diskutime rreth kësaj post