Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar kanë nisur vizitën e tyre zyrtare në Beograd. Ata janë takuar fillimisht me Peter Petkoviç. Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është takuar me të dërguar special të BE për dialog Miroslav Lajçak.
Takimi nisi në orën 17:00 në godinën e Presidencës, gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësuesin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajçak dhe Escobar zhvilluan gjithashtu takime me zyrtarë nga Kosova, ku kanë biseduar me përfaqësuesit e institucioneve të Prishtinës, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Diskutime rreth kësaj post