Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Saimir Tahirin, e cila vendosi rikthimin e çështjes nga fillimi. Ai shprehet se ky vendim dhe kthimi për rigjykim bëhet vetëm për çështje procedurale dhe jo për materien e çështjes.
Postimi i Manjanit:
“Nuk bind vendimi i Apelit për çështjen Tahiri. Duket si heqje nga dora e një patate të nxehtë. Duket si vendim vettingu…
Të paktën me aq sa përçohet në media nuk bind argumenti i përdorur.
Prishja e vendimit dhe kthimi për rigjykim bëhet vetëm për çështje procedurale dhe jo për materien e çështjes.
Gjykata e Apelit kishte të gjithë bazën e nevojshme ligjore të rihapte vetë shqyrtimin në themel të asaj çështje, dhe jo ta kalonte në shkallë të parë.
Ekzakt ato arësye që e kanë detyruar Apekin të prishë vendimin, duhet të ishin shkak për rigjykim të çështjes nga vetë gjykata e Apelit.
Kalimi për rigjykim për këto shkaqe të themelit, duket si tejkalim i ligjit.
Lexojini me vemendje nenet 427 dhe 428 të Kodit të Procedurës Penale.
Këto nene nuk sugjerojnë zvarritje të çështjes por gjykim të themelit të akuzës në të dy shkallët e gjykimi.
E përsëris: rigjykimi lejohet të bëhet për çështje të procedurale.
Nëse kjo praktikë legjitimohet, në Shqipëri nuk ka më shanc të mbyllen shpejt proceset gjyqsore.
Megjithatë, avokatët e çështjes e dinë më mirë se ku i pikon çatia kësaj çështje…”, ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post