Ish ministri Saimir Tahiri ka dalë para mediave pas vendimit të dhënë që çështja e tij të rikthehet në pikën zero.
“Unë realisht nuk arrij ta kuptoj, pasi mendoj që nuk ka një njeri të dytë në Shqipëri që zvarritet në këtë mënyrë. Mendoja që mbas tre vitesh historia do të merrte një drejtim, më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur dhe padiskutim që ka. Rikthimi në pikën 0.
Është totalisht e pakuptimtë për mua që të vazhdojë kjo histori tërë jetën. Beteja do nisë nga e para, Gjykata e Lartë nuk ekziston. Unë aq sa dëgjuat ju dëgjova në sallë”, u shpreh Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post