Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për zhvillimet e fundit rreth barrikadave që kanë filluar të hiqen nga sot. Ai është shprehur se nuk është dashur ndërhyrja e Policisë së Kosovës dhe se mesa duket sipas kreut të qeverisë së Kosovës, vendosja dhe heqja e barrikdave ka qenë vendim i pavaruar i Serbisë.
“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai.
Përpos politikave, Kurti ka folur edhe për aspektin ekonomik dhe social. Ai u shpreh se opozita nuk ka dhënë ide, përveç heqjes së TVSH-së. Kurse për vitin 2023, tha se do të jetë vit i Vetingut.
Pika kufitare Merdare dhe lagja e Boshnjakëve është liruar nga barrikadat. Sakaq, rruga në Rudarë të verit të Kosovës vijon të jetë e bllokuar nga barrikada me kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë. Kjo rrugë të çon në pikën kufitare Kosovë-Serbi. Edhe pse presidenti serb më herët paralajmëroi se bllokimet në pikat kufitare të veriut do të hiqen, prej mëngjesit të sotëm vetëm pika kufitare ‘Merdare’ dhe lagja e Boshnjakëve është liruar, ndërsa rrugët e tjera vijojnë të jenë të bllokuara. Përtej barrikadës së Rudarës serbët edhe pse në numër të vogël vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.
Diskutime rreth kësaj post