Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme marrëdhënien që çdo nuse do të kishte dëshirë të kishte me prindërit e bashkëshortit. Zonja Kozeta ftoi në studio vjehrrin e saj që e quante baba, për ta falenderuar për ndihmën dhe mbështetjen që ai i ka dhënë asaj dhe familjes së saj.
Kozeta ka treguar se para disa javësh, vjehrra e saj që e thërret mama ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Për familjen ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, por vjehrri i saj e ka përjetuar më keq humbjen dhe ajo që ka shqetësuar familjen është se ai fajëson veten për vdekjen e bashkëshortes. Sipas Kozetës, zoti Remzi mendon se gruaja e tij punonte shumë dhe ai e kishte lejuar këtë gjë.
Ardit Gjebrea: Ti ke thirrur vjehrrin? Po nuk e di pse?
Kozeta: Arsyeja pse e kam thirrur, ne humbëm mamanë para 2-3 javësh.
Ardit Gjebrea: Mamaja është vjehrra juaj?
Kozeta: Vjehrra! Nuk më pëlqen t’i them vjehrra ose vjehrri prandaj i them mamaja ose babi.
Ardit Gjebrea: Thjesht për telespektatorët që të dinë, që kur ju të thoni mamaja e keni fjalën për vjehrrën dhe babai i thoni vjehrrit tuaj?
Kozeta: Vjehrrit po!
Ardit Gjebrea: E ndieni vërtet si baba?
Kozeta: Zoti Ardit, për mua është babai i dytë. Unë i kam të dy prindërit, i përshëndes. Më kanë ndenjur shumë afër në çdo pjesë të jetës sime, të familjes sime. Kemi patur probleme familjare siç mund të ketë çdo person, më kanë qëndruar shumë afër.
Ardit Gjebrea: Të dy?
Kozeta: Që të dy. Kam lindur djalin e kam lënë 5 muaj në shtëpi, kemi shkuar në Greqi me bashkëshortin për të bërë letrat e asaj kohe në vitin 2000.
Ardit Gjebrea: Si e ke lënë 5 muaj?
Kozeta: 5 muaj të vogël çunin!
Ardit Gjebrea: Ku e le?
Kozeta: Me mamin dhe babin, i kam lënë në shtëpi, jo shumë gjatë, për gati një vit.
Kozeta tregon se më pas, ajo dhe bashkëshorti vendosën të mos ktheheshin më në Greqi, Kozeta filloi punë në një rrobaqepësi ndërsa bashkëshorti hapi një biznes privat.
Kozeta: Prindërit si u rrit çuni u bë 5 – 6 vjeç shkonin vetë në Greqi, për të punuar na kanë ndërtuar një shtëpi shumë të madhe, që nuk e quaj shtëpi, por pallat për mendimin tim. Ja kanë kushtuar gjithë jetën vetëm 2 fëmijëve, 2 djem kanë. Deri në momentin kur mamaja iku nga kjo jetë. Për ne ka qenë një goditje shumë e madhe, veç dhimbjes që kemi për mamanë, nuk dimë çfarë t’i bëjmë dhe babit. Është i prekur moralisht, psikologjikisht, fizikisht, qan. Nuk mund të them që është normale që qan, por nuk e dimë çfarë t’i themi, çfarë t’i bëjmë?
Ardit Gjebrea: Është normale dhe të qaj pse jo?
Kozeta: Mirë normale që mund ta nxjerrë pak atë, por për ne lëndohemi shumë kur e shohim në atë gjendje. Çohet në mëngjes e kam fajin unë thotë. Nuk e dimë çfarë faji ka? Për çfarë e ka fajin? Ajo ishte një sëmundje që nuk kishte shpëtim.
Ardit Gjebrea: Po pse për çfarë ndihet fajtor?
Kozeta: Ndoshta thotë se ka punuar shumë, kemi punuar shumë që të dy. Nuk është nga puna i themi ne babi.
Ardit Gjebrea: Ti e ke sjellë sot në studio pse?
Kozeta: E kam sjellë babin sot në studio, për ta falenderuar njëherë që ka qenë prindi im i dytë. Dhe për t’i thënë që nuk është ai fajtor për këtë që ndodhi, për vdekjen e mamasë. Nuk është fajtor ai, ishte sëmundja e tillë.
Ardit Gjebrea: Si quhet babai?
Kozeta: Remzi!
Vjehrri i Kozetës vjen në studio dhe habitet kur shikon që në anën tjetër të ekranit është nusja e djalit të tij. Zoti Remzi në lidhje me pyetjen e Kozetës pse e ndjen veten fajtor thotë se ai nuk duhet ta kishte lënë të punonte aq shumë
Remzi: E ndjej veten fajtor, se ajo punonte jashtë mase. Po ti kisha qëndruar strikt unë asaj, mos ik këtu, ajo nuk do vinte. Mirëpo ajo para, unë mbrapa. Akoma them dhe sot se 50 % të fajit e kam unë, se zonja është delikate, duhet t’ja vësh dhe njëçik veshin.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post