Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e djeshme në një konferencë urgjente për mediat paralajmëroi një aksion të gjërë në vijën bregdetare.
Rama u bëri thirrjeve subjekteve që të lirojnë sa më parë hapësirat publike e zaptuara pa leje, ose në të kundërt do t’i konfiskohen çadrat e shezlonget.
Ditën e sotme ka nisur aksioni, bëhet me dije se tre subjekteve në Durrës i janë sekuestruar çadrat e shezlonget, pasi nuk pranuan të lironin hapësirën e zaptuar pa leje në bregdet.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit filloi sot.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post