Këngëtari shqiptar, pas tre viteve martesë duket se i ka dhënë fund asaj, por arsyet nuk dihen ende.
Fjala është për Korab Shaqirin, ku burime të afërta kanë bërë të ditur se ai dhe Lulkaçela i kanë dhënë fund martesës.
Burimet për Magazina.al kanë treguar se Korabi dhe bashkëshortja e tij nuk janë parë që një kohë bashkë, për më tepër ata më nuk po flasin me njëri-tjetrin.
Po të njëjtat burime kanë treguar se Lulkaçela tani më shumë rri në Shkup se sa në Prishtinë.
Gjatë fundjavës së kaluar Korab Shaqiri ka publikuar këngën e re “Dashuri e këputur”, e cila mendohet se ka ardhur si rezultat i ndarjes së tyre. Kujtojmë këtu se Korabi dhe Lulkaçela janë prindër të një djali, që e kanë pagëzuar me emrin Alte.
Diskutime rreth kësaj post