Shërbimi Sekret i SHBA-së tha të mërkurën se disa pako të dyshimta eksplozive janë dërguar në shtëpitë e ish-Presidentëve Barack Obama dhe Bill Clinton.
Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha për Neë York Times se “pajisja shpërthyese” u dërgua në shtëpinë e çiftit Clinton në Chappaqua, Nju Jork, dhe u gjet nga një teknik që kontrollon postën e familjes.
Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se pako në shtëpinë e Obama-ve u kap nga personeli i agjencisë në Uashington.
“Shërbimi Sekret ka nisur një hetim penal gjithëpërfshirës që do të shfrytëzojë të gjitha burimet e disponueshme federale, shtetërore dhe lokale për të përcaktuar burimin e paketave dhe për të identifikuar ata që janë përgjegjës”, tha në deklaratë specialisti Mason Brayman.
The Times raportoi se pajisja ishte e ngjashme me atë të gjetur në shtëpinë e miliarderit Xhorxh Soros, të hënën.
Diskutime rreth kësaj post