Pavarësisht vizitës sekrete të kreut të CIA-s në Kabul dhe takimit me kreun e talebanëve, këta të fundit nuk kanë ndërmend që të shtyjnë datën e vijës së kuqe, 31 gushtin.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha gjatë një konference për mediat se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrim.
Por ai dha edhe një paralajmërim për qytetarët afganë.
Mujahid në deklaroi se qytetarët afganë nuk do të lejohen që të shkojnë në aeroporte që të evakuohen.
Kjo sipas tij, për të ndaluar krijimin e turmave në aeroport.
Diskutime rreth kësaj post