Pak para mesnate, Parlamenti përfundoi seancën maratonë ku edhe u votuan disa ligje dhe marrëveshje, mes të cilëve edhe ligji për vettingun në polici.
Vetingu për punonjësit dhe drejtuesit e policisë dhe gardës, mori 88 vota nga Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste për Integrim, ndërsa PD abstenoi me 33 vota dhe një kundër të Enkelejd Alibeajt.
Ligjit të Vettingut për policinë iu bashkuan edhe 19 amendime të LSI-së, që ishin dakordësuar me PS-në. Më herët gjatë ditës, Monika Kryemadhi e shpjegoi bashkimin e votave të LSI-së me ato të PS-së për vettingun në polici, me argumentin për të pasur një ligj të përafruar me standardet europiane.
Duhet thënë se kjo është një nga marrëveshjet më të rëndësishme të arritura mes PS-së dhe LSI-së, pas ndarjes së tyre nga koalicioni qeveritar.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 121 vota edhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin. Kryetar i këtij komisioni do të jetë demokrati Paloka, ndërsa n/kryetare socialistja Ermonela Felaj.
Mazhoranca dhe opozita kishin rënë dakord për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore për kultivimin e lëndëve narkotike, përfshi këtu rastin për të cilin Prokuroria po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post