Sulmet kibernetike duket se nuk kanë të ndalur në rajonin tonë, teksa së fundmi hakerat kanë sulmuar insitutcionet e Bosnje Herecegovinës.
Dy shtëpi mediatike kanë rënë pre e sulmeve të paprecedenta, të cilat janë raportuar në polici dhe hetimet kanë nisur menjëherë. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë u bëri thirrje institucioneve dhe sektorit privat që të kryejnë kontrolle sigurie dhe të marrin masa parandaluese mbrojtëse.
Gazeta e përditshme dhe më e shitura në Bosnje, “Dnevni Avaz” informoi lexuesit e saj se faqet e tyre në Facebook ishin hakuar më 1 shtator. Rasti është raportuar në Ministrinë e Brendshme të Kantonit të Sarajevës.
Një sulm kibernetik ka ndodhur edhe në Radio-televizionin Herceg Bosna më 1 dhe 2 shtator. Autorë të panjohur kanë “pushtuar” sistemin e tyre IT dhe kanë tentuar të përdorin programe keqdashëse për të shkatërruar të gjitha materialet që disponon kjo kompani mediatike. Megjithatë, dëmi është i madh.
“Fatkeqësisht, ne zbuluam se ka mbi 100,000 dosje, si materiale pune ashtu edhe arkiva. Ato mbetën të parikuperueshme për shkak të softuerit me qëllim të keq që i kodonte këto të dhëna”, thotë Darko Smiljani?, menaxher teknik i RTV HB.
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e sulmeve të hakerëve. Ata thonë se po monitorohen të gjitha tentativat për veprime të paligjshme në hapësirën kibernetike për të zbardhur autorët dhe motivet e tyre.
Pak javë më parë një sulm i ngjashëm ndodhi dhe në Shqipëri dhe sistemet online të qeverisë u bllokuan për rreth një javë. Fatmirësisht, sipas Qeverisë, sulmi u ndalua në kohë dhe u morën masa të menjëhershme; sipas një deklarate të mëvonshme u bë me dije se në hetime ishte angazhuar dhe FBI-ja amerikane, pasi hakerat kishin synuar fshirjen e të dhënave.
Ditë pas këtij sulmi në Shqipëri, një sulm kibernetik hakerash u raportua dhe ne Malin e Zi. Edhe atje autoritetet raportuan dëme të konsiderueshme në të dhëna dhe servera.
Diskutime rreth kësaj post