Pas tensioneve dhe situatës së paprecedent që ndodhi ditën e sotme mes presidentit të vendit, Ilir Meta, dhe Policisë në zyrat e FRD-së. Ku në video dëgjohet dhe shihet qartë fjalori banal deri tek konfrontimi fizik.
Kryeministri Edi Rama nga Durrësi paralajmëroi “çudi” ditët dhe javët në vijim, ndërsa tha se qeveria do t’i “mbrojë shqiptarët” nga çfarë “që mund të sjellë çdo mbështetje e tepërt për ata që nuk e meritojnë një shans të dytë e jo më shans të 5”.
“Në ditët në vijim në javët në vijim do të jemi në përpjekje për të mbrojtur në radhë të parët shqiptarët nga të gjitha çuditë e mundshme që mund të sjellë çdo mbështetje e tepërt për ata që nuk e meritojnë një shans të dytë e jo më shans të 5.
Ti japësh Saliut e Ilirit shansin e pestë është realisht të kthesh Shqipërinë prapa për të pestën herë, kjo nuk do ndodhë por apeli im për gjithë durrsakët edhe si durrsak është që mos e kurseni mbështetjen për ne që mos kursejmë asgjë për ju“, – u shpreh Rama.
Deklarata e Ramës nga Durrësit vjen pasi kreu i shtetit pati një përplasje me forcat e Policisë Bashkiake në zyrat e FRD-së në Tiranë dhe paralajmëroi uniformat blu që nëse nuk zbatojnë ligjin do përfundojnë ‘nën këpucët e popullit si policët e Mubarakut`.
Diskutime rreth kësaj post