Fryma e Re Demokratike zhvendoset me ambiente në një godinë përballë Parlamentit, në të njëjtin ambient ku kanë qenë zyrat në fillim, përpara se te kalonin aty ku ndodhi sherri përpara zgjedhjeve te 25 prillit. Zhvendosja është bërë në sajë të një marrëveshje me Bashkinë Tiranë e cila edhe ka suportuar në zhvendosjen e materialeve.
Rikujtojmë se përpara zgjedhjeve të 25 prillit një përplasje e ashpër mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe punonjësve të policisë bashkiake të Tiranës ndodhi brenda zyrave të FRD-së. Bashkia i kishte kërkuar FRD-së të lironte ambientet. Presidenti Meta shkoi për të takuar kryetarin e FRD-së, Sali Shehaj, por u pengua të futej në ambientet e zyrës.
Diskutime rreth kësaj post