Fatbardh Kadilli ka njoftuar, se do të kandidojë për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme. Kadilli tha se do të garojë sërish për kryetar të PD sa herë që të ketë një garë të tillë, me synimin e vetëm për të larguar Bashën dhe Berishën nga drejtimi i partisë që për të e kanë kthyer në një monopol të ambicies personale për karrige.
“Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD. Kur Basha-Berisha ishin bashkë e kundërshtonin alternativën time, sot e citojnë të ndarë pjesë të ndryshme. Basha bën gabim kur mendon të fshihet pasa vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata”, tha Kadilli për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post