Ministrja Olta Xhaçka tha se reforma në drejtësi nuk është ajo që penalizon një krah dhe fuqizon një tjetër, por është ajo që sjell drejtësinë e munguar për të cilën ka nevojë çdo qytetar.
E pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse vendimi i SHBA për ish-kryeministrin Berisha, si fillimi i lëvizjes për drejtësinë e re mund të pasohet me veprime të ngjashme për eksponentë brenda Partisë Socialiste, znj. Xhaçka u shpreh se këtu nuk diskutohen fatet e partive apo individëve, por ato të vendit.
“Kur flasim për reformën në drejtësi, reforma në drejtësi nuk është ajo që penalizon njërin krah dhe fuqizon në tjetër. Flasim për një reformë që sjell drejtësinë e munguar në vend për të cilën ka nevojë çdo qytetar. Në këtë kuptim, nuk duhet parë si favorizim apo penalizim për njërën apo tjetrën palë”, – tha Xhaçka për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post