Në furtunën e lajmeve për arrestime të mundshme, për ekspertë të FBI, për “peshq të mëdhenj” një shkrim i botuar në gazetën “Dita” tregon për një “emër të frikshëm” që pritet të arrestohet.
Gjithmonë sipas kësaj gazete arrestimi i këtij personi ka ngritur në këmbë opozitën, që po mundohet të bllokoje rëformën në drejtësi dhe punën e kryeprokurores Arta Marku.
“Ka lidhje kjo vetëm me kryeprokuroren apo edhe me mundësinë e dërgimit të ekipeve të specializuara të FBI-së, të cilat vërtet mund të vijnë duke u nisur nga rasti “Tahiri”, por nuk do e bëjnë gjithë atë “rrugë” për një rast të vetëm, qoftë ky edhe i ish ministrit të punëve të brendshme.
Cili do të jetë njeriu i radhës që mund të jetë vënë prej kohësh në llogaritë e strukturave euro-atlantike, që, jo shumë larg mund të jetë në një vend tjetër, jo në parlament apo në sallat e politikës? Dilemat sa vijnë e nuk janë më të tilla.
Vendosja e Arta Markut në detyrën e saj, çka prej shumë kujt nuk është pritur, duket se po i shpejton gjërat dhe ajo bëri paralajmërimin e saj të parë”, shkruan gazeta Dita.
Diskutime rreth kësaj post