Mbrëmjen e djeshme Tea ishte e ftuara speciale në “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte dalja e saj e parë në televizion që pas largimit nga “Përputhen”.
Ajo kishte shkuar në emision për të mbështetur Nexhin, një grua e cila kishte shtuar shumë në peshë pas trajtimeve mjekësore për t’u bërë nënë.
Në fund, moderatorja Arbana Osmani i bëri Teas disa pyetje, mes të cilave dhe një për Andin. E pyetur rreth raportit që ruan me të, ish-konkurrentja tha se vazhdojnë të jenë shokë.
“Ka qenë një mik dhe mbetet një mik”, – tha Tea.
Diskutime rreth kësaj post