Kryeministri Edi Rama menjëherë pasi u rikthye nga Brukseli ka zbritur në terren. Rama ka shkuar në Durrës ku po inspekton nga afër rindërtimin që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në banesat e tyre.
Rama shkruan:
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm
Durrës, Plazh – Vazhdon Faza 1 e rindërtimit që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1859 apartamente deri në fund të marsit, në godinat e pabanueshme ku nevojiten vetëm meremetime të thella.
Vazhdojnë ndërkohë miratimet e lejeve për këtë kategori godinash, bazuar në projekte të përputhura rigorozisht me standardet ligjore dhe europiane të ndërtimit.”, – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post