Ka nisur peticioni për anulimin e ftesës së Goran Bregoviçit në festën e birrës në Korçë. Peticioni është online dhe deri tani kanë firmosur qindra qytetarë.
Përmes këtij peticioni kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeminsitri Rama, por edhe nga Bashkia e Korëcës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrje e Bregoviçit.
Organizatorët e këtij peticioni thonë se këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet e 90, ndaj nuk e shohin të arsyeshme anulimin e performancës së tij.
Njofimi i peticionit:
“Të nderuar mbështetës të këtij peticioni
Përveç kangëve serbe që po jehojnë brigjeve të Shqipërisë nëpër disa bare e restorante, tash Bashkia e Korçës ka ftuar në koncert Goran Bregovi?, i cili ka ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “Kallashnikov” në vitet e 90-ta, ku fjalët “Pucaj” (Qello); “Juris” (Sulmo); dhe “Boom Boom Boom” (simbolike e zhurmës së bombave dhe armëve) janë tingujt që nxitën ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakra në Kosovë, por edhe më gjërë në Ballkanin e viteve të 90-ta.
Ne, nënshkruesit e këtij peticioni kërkojmë:
– Që në emër të viktimave të luftës në Kosovë; në emër të masakrave që u kryen mbi popullatën Shqiptare në Kosovë; në emër të atyre për të cilët ende nuk e dimë se ku janë; në emër të nanave Shqiptare që ende po kërkojnë drejtësi për të pa gjeturit; në emër të motrave të dhunuara Shqiptare; në emër të fëmijëve jetim; në emër të atyre që i dolën përpara pushtuesve dhe që dhanë jetën për të mbrojtur identitetin, gjuhën e kombin tonë ndaj një armiku të përbetuar…
…Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm.
Arsyeja se “Kjo nuk është çështje politike” nuk mbështetët as me aspektin moral, logjik apo njerëzor-human. Artisti (pa marrë parasysh vlerave artistike) mundet të bojkotohet kur nuk ka vlera humane, por histori të nxitjes së urrejtjes.
Faleminderit!”, thuhet në faqen online.
Diskutime rreth kësaj post