Kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me katër “kokat e mëdha” të politikës shqiptare, Fatmir Mediun, Agron Dukën, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen. Lajmi bëhet me dije nga vetë Haradinaj, që ka postuar disa foto.
“Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.
Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.
Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike”, shkruanHaradinaj.
Takimi vjen pas përplasjes publike të Haradinajt me kryeministrin Edi Rama, menjëherë pas Samitit të Berlinit.
Dhe me sa duket, ka gjetur njerëzit e duhur për ta mbështetur në betejën e tij kundër Ramës.
Diskutime rreth kësaj post