Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani tha se është dakord me sistemin Proporcionalin Rajonal. Sipas tij listat e hapura nuk janë opsion. Kujtojmë që pak ditë më parë, presidenti Meta dhe Ylli Manjani u përplasën në distancë.
Ylli Manjani shkruan:
“Edhe me Proporcionalin Rajonal, siç thotë Monika dakort jam.
Por me 5-6 qarqe (zona zgjedhore) të cilat do kishin numër të barabartë zgjedhësish dhe mandatesh. Pra vota të ketë të njëjtën vlerë kudo ajo hidhet dhe, çdo rajon të përfaqësohej njësoj në parlament.
Kjo ndërhyrje minimale në ligj, do ta jepte efektin maksimal në përfaqësim. Kështu sistemi do bazohej tek barazia e votës dhe do behej shumë më i pranueshëm sesa ky që kemi sot.
Nga ana tjetër, listat e hapura nuk mendoj se janë opsion. Në vend të tyre ligji duhet të lejojë konkurrimin e kandidatëve jo partiakë me të njëjtat kushte si partitë.
Kështu reforma zgjedhore mund të kishte kuptim dhe bëhet e pranueshme dhe e zbatueshme menjëherë.
Teknikisht kjo ndërhyrje është më e thjeshta dhe bëhet menjëherë. Pjesa më e vështirë është ndarja e Shqipërisë në rajone me numër të barabartë zgjedhësish. Në fakt kjo duhet të ishte thelbi i reformës.
Prandaj, propozoj nga këtu që LSI ta konsiderojë këtë opsion si propozim për Reformën Zgjedhore.”
Diskutime rreth kësaj post