Tre ditë më parë, u nxehën gjakrat në ‘Përputhen’, si pasojë e një batute të një nga konkurrentëve më të rinj të formatit, Julit.
Juli, një konkurrent i ri dhe me sa duket i pa informuar mirë për programin, i habitur me pavendosmërinë e Sindit dhe faktin se ajo del me disa djem dhe s’është e vendosur, i tha asaj se deri diku ishte ‘zhgënjyer’ nga ajo, pasi kishte ardhur me përshtypje tjetër për Sindin: ‘Më tha mami se je si vaji i Borshit’, u shpreh Juli.
U desh ky koment që Sindi të nervozohej shumë duke e quajtur këtë sjellje një seksizëm, madje dhe bullizim.
Sindi u revoltua aq shumë saqë kërkoi që ose konkurrenti ose ajo të dalë nga studioja në atë moment.
Mirëpo jo vetëm kaq, pasi në debat u përfshi dhe Mevlani, i cili e mbështeti batutën e Julit duke i thënë Sindit se është njëlloj sikur të të thonë “je si lule tulipani”.
Duket se kjo gjë e acaroi më tepër Sindin, e cila i kërkoi Mevlanit të mbyllte gojën.
Sindi u çua nga karrigia dhe ju drejtua nga Mevlani, për t’i gjuajtur, por u ndalua nga konkurrentët, ndërda më pas braktisi studion.
Ndërkohë, ditën e djeshme produksioni lajmëroi se aktualisht ka pezulluar dy konkurrentët, deri në një vendm të dytë.
Mirëpo, së fundmi, Juli ka reaguar me një postim në Instagram ku shprehet se nuk kishte asnjë qëllim të keq ndaj Sindit.
“Për mua kaq qe i gjithë diskutimi: Më tha për mamanë, i thashë për vajin, qeshi, qesha. Aq. Fund! Çdo gjë tjetër ishte kot”, – shkruhet në postimin e Julit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post