Ditën e djeshme, u zhvillua Asambleja e Partisë Socialiste ku kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimin e kabinetit. Pas përfundimit të Asamblesë, Rama së bashku me ministrat e tij kanë shkuar në kinema.
Mësohet se kreu i qeverisë dhe kabineti i tij kanë qenë në kinema Millenium, për të parë shfaqjen e filmit dokumentar të BBC “Thesaret e Adriatikut, Shqipëri” me Bettany Hughes, i cili u shfaq në orën 20:00.
Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda dhe djali i tij i vogël, Zaho.
Të pranishëm kanë qenë mes të tjerësh ministrat Anila Denaj, Ervin Mete, Elisa Spiropali, Mirela Kumbaro, Elva Margariti, Belinda Balluku dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith.
Diskutime rreth kësaj post