Pas disa orësh radhë kilometrike, është normalizuar situata në pikën kufitare të Kapshticës.
Policia kufitare bën të ditur se fluksi u eliminua pasi u shtuan sportelet në dalje dhe në hyrje të Shqipërisë.
Konkretisht pala shqiptare ka punuar me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërkohë që edhe pala greke punoi me sportele të shtuara.
Pasditen e sotme, në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë ka pasur fluks në rritje të qytetarëve dhe automjeteve që lëviznin në drejtim të shtetit grek.
Diskutime rreth kësaj post