Mesa duket Hakerat e “Homeland Justice”, nuk kanë të ndalur. Mësohet se pasi hakeruan kompaninë celulare “One Albania”, tani kanë sulmuar edhe “Air Albania”.
Përmes një postimi në platformën “Telegram”, ata njoftojnë se kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë por nuk japin shumë detaje, pasi paralajmërojnë se shumë shpejt do publikojnë të tjera informacione lidhur me sulmet e tyre.
“Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat “që zinin hapësirë” nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës. ëëë.airalbania.com.al Prisni lëvizjen tonë të radhës”, shkruajnë ato në postim.
Diskutime rreth kësaj post