E ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ka qenë këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, e cila, pas ngjarjeve tronditëse në vend ndaj grave e vajzave, ka dhënë një mesazh të vyer në studio.
Ajo u shpreh se nuk e quan veten feministe, por e do gruan dhe do që ajo të jetë e lirë dhe e lumtur. Sipas saj, të jesh një grua është fat i madh dhe se këto të fundit duhet të qëndrojnë krenare, e t’i japin përparësi edukimit.
Rovena Dilo: Nuk jam feministe, por dua gruan. Dua që gruaja të jetë e lirë, vërtetë, e lumtur, por jo në konotacionin e keq të fjalës liri. Se kur thua e lirë, duket sikur të jetë e lirë për të bërë gjëra të këqija, jo! Të jetë e lirë të zgjedh, të bëjë atë që duhet, të ketë ëndrra të bukura, të ketë ambicie të bukura dhe mos të shkojnë pas gjërave që mbarojnë shpejt. Sepse në përgjithësi, për fat të keq, gjërat materiale mbarojnë shumë shpejt, e kanë jetën të shkurtër. Ato që zgjasin gjatë janë gjërat thelbësore, gjërat emocionale, gjërat e ndërtuara ngadalë dhe një grua por mua, së pari duhet të jetë një grua e edukuar, e shkolluar, e lexuar. Po të filloj kështu, ajo mund të realizojë gjithçka pastaj dhe nuk ka burrë që nuk do ta respektojë atë grua. Nuk ka nevojë fare të jesh feministe, ta përqafosh si doktrinë dhe ta nxjerrësh si flamur. Të jesh feministe për mua, do të thotë të jesh çdo ditë krenare, e qetë, e lumtur, e vetëdijshme që je grua dhe është fati më i madh që ti je grua; që ti je femër, që ti je bijë, që ti je mbesë, që ti je shoqe, që ti je e dashura e dikujt, e fejuara, gruaja, nuk ka rëndësi, por të jesh e qetë dhe pa frikë ta jetosh këtë gjënë kështu dhe të mos lejosh njeri, të mos guxojë ta shkelë këtë gjë.
Gjatë bisedës, artistja gjithashtu shprehet se prindërit ose shoqëria, nuk duhet t’i mësojë vajzat se një partner “mund t’i shpëtojnë jetën”. Ajo mendon që kur njeriu të çlirohet nga vargonjtë e mentalitetit, vetëm atëherë do të ketë më pak vrasje e dhunë.
Diskutime rreth kësaj post