Pas ngjarjes së rëndë te Infektivi, ku mjeku i njohur Arjan Pushi ndërroi jetë nga Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një thirrje të fortë.
“Mjekët dhe infermierët, aseti ynë më i çmuar janë sot e gjithë ditën në vijën e parë të përballjes me #COVID19. T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, të kufizojmë përhapjen e #COVID19, duke respektuar rregullat e thjesha të higjienës, vendosjes së maskës dhe distancimit fizik!”, shkruan ndër të tjera në postimin e saj Manastirliu.
Postimi i ministres në Facebook:
“Mjekët dhe infermierët, aseti ynë më i çmuar janë sot e gjithë ditën në vijën e parë të përballjes me #COVID19.
Jo vetëm në spitalin infektiv, por kudo ku ata shërbejnë, nga qendrat shëndetësore në spitale, #vijojnë të jenë të pajisur me mjetet e mbrojtjes personale, si ditën e parë të epidemisë, duke ofruar shërbime për çdo qytetar në nevojë, me rihapjen e sistemit shëndetësor.
T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, të kufizojmë përhapjen e #COVID19, duke respektuar rregullat e thjesha të higjienës, vendosjes së maskës dhe distancimit fizik!
#TëMbrojmëSisteminShëndetësor
Bashkë kundër #COVID19″, ka shkruar ministrja.
Diskutime rreth kësaj post