Trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka dhe partnerja e tij e re Blerta Celibashi, nuk fshehin më as lidhjen e tyre dhe nuk i fshihen as publikut.
Çifti duket se po bën planet për dasmë ndërkohë është kapur sot duke bërë shoping në një nga dyqanet për fëmijë në kryeqytet.
Mes tyre është vajza e Princ Lekës, çka duket se pas konflikteve të bujshme me aktoren Elia Zaharia dhe divorcit të dhunshëm, mosmarrëveshjet mes tyre janë sheshuar. Vajza e tij Geraldina nga pamjet duket se është miqësuar edhe me partneren e re të Princ Lekës.
Sipas burimeve nga të afërmit e çiftit thuhet se partnerja e re e Princ Lekës, Blerta Celibashi, ish fotografja e oborrit mbretëror, është shtatzënë dhe në pritje të ëmbël.
Teksa flitet se do të organizojnë edhe një dasmë së shpejti, Princi pritet po ashtu të bëhet baba për herë dytë.
Diskutime rreth kësaj post