Zëvendësministri i Jashtëm, Halil Hyseni ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga kjo detyrë.
Hyseni, i cili vinte nga radhët e PDIU, ishte emëruar si zëvendës/ministër në tetor të vitit 2015, duke zëvendësuar në këtë detyrë Alqi Pulon e PBDNJ-së.
Kërkesa për lirimin nga detyra i është drejtuar kryeministrit Rama.
Në kërkesën për dorëheqje Hyseni argumenton se “emërimi im është bërë në kontekst politik dhe situata aktuale e pamundëson vijimin e detyrës”.
Gjithashtu po sot u njoftua se ditën e nesërme pritet të japin dorëheqjen të gjithë ministrat teknikë të PD, pas lidhjes së marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Ndërkohë siç u theksua më herët, kompetencat pas dorëheqjes së ministrave teknikë do i kalojnë zv.ministrave.
Diskutime rreth kësaj post