Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, se Berisha do të ishte shumë i interesuar që Basha të rikthej në pozicionin që kishte.
“Zoti Berisha do të ishte shumë i interesuar që Zoti Basha të rikthehej në pozicionin që kishte”.
Ai gjithashtu i ka bërë dhe një apel Bashës që të reflektojë dhe të mos e çojë partinë në një përplasje.
“Apeli im për zotin Basha është të reflektojë, të mos e çoj partinë në një përplasje, të gjej zgjidhje që është interesi i demokratëve dhe i Partisë Demokratike, jo vetëm ai por kushdo në parti. Ky nuk është momenti që brenda partisë të ketë akte që nuk prodhojnë asgjë, thjesht një ngërç të ri, prodhojnë një tjetër rrëmujë në PD, por s’kanë asnjë vlerë ligjore”, përfundoi Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post